cult tjera
Shqiptarja më e mira e Amerikës
Floriana Borova po mahnit Amerikėn me talentin e saj.
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Ajo është zgjedhur katër herë rresht golashënuesja më e mirë në Amerikë për grupmoshat e reja, derisa trajneri i skuadrës Cresskill Cougars, John Massaro nuk mund ta paramendojë ekipin pa sulmuesen shqiptare. Përveç shumë futbollistëve shqiptarë të cilët tashmë kanë bërë famë në futbollin evropian, edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka shqiptarë të cilët merren me futboll. Madje, edhe femra.
Floriana Borova është njëra ndër to. Me vetëm 16 vjet, ajo në katër kampionate të futbollit për grupmoshat e reja në SHBA, është shpallur golashënuesja më e mirë, falë 28 golave, të cilat i ka realizuar ajo me fanellën e klubit Cresskill Cougars nga New Jersey.
Me këtë rast, Floriana Borova shpeshherë përmendet edhe nga zyrtarët e Federatës Amerikane të Futbollit, të cilët thonë se 16-vjeçarja është një talente e rrallë dhe e cila premton shumë për të ardhmen. Andaj, me të drejtë edhe mediat amerikane, e veçmas ato lokale të New Jerseyt, shpeshherë fokusohen te Borova, duke botuar artikuj te ndryshme rreth saj, etj.
Borova, e cila ka lindur në Amerikë, por që ka prejardhje nga Dibra e Madhe, është nxënëse e shkollës së mesme Cresskill të New Jerseyt.
Sipas www.northjerseysports.com, skuadra Cresskill Cougars, e cila viteve të fundit qëndron vazhdimisht në vendin e parë në tabelë në garat e New Jersey, pranon se është krenare që në gjirin e saj e ka talenten Floriana Borova.
“Pozicioni i kësaj vajze fantastike është qendërsulmi. Por varësisht prej situatave të lojës, Floriana mund të kthehet për të luajtur edhe në mesin e fushës, pasi ajo i koordinon mirë lëvizjet në momentet më delikate në lojë”, ka thënë trajneri i Cresskill Cougars, John Massaro.
“Është shumë e thjeshtë dhe e dashur me shoqet e saj, por edhe e komunikueshme. Ajo gjithnjë jep një kontribut të çmuar në ekip dhe dallohet për vlerat e saj. Prandaj, ajo është edhe golashënuesja më e mirë, në të gjithë ligën e parë të shtetit të New Jerseyt”, pohon Massaro.
Kurse, një specialist i futbollit në New Jersey thotë se Cresskill Cougars me Florianën ndihet më e sigurt gjatë zhvillimit të ndeshjeve.
“Ajo manovron shumë bukur me topin. Ka reflekse duke e ndjerë momentin dhe reagon me goditje të furishme, sidomos jashtë zonës së 16 metrave, duke tundur rrjetën e portës së kundërshtarit, në disa raste. Andajm ajo është edhe golashënuesja më e mirë e ligës së parë të femrave në futboll për katër vjet në SHBA, me 28 gola”, ka thënë analisti.
Floriana Borova ka një vëlla 21 vjeç me emrin Artan. Po ashtu, ajo ka edhe dy motra, Diana 19 vjeçe dhe Enisa 9 vjeçe.
Floriana Borova me dëshirë gjithmonë tregon se ka prejardhje shqiptare, ndonëse ka lindur në Amerikë. Gjyshi Sylejmani dhe babai i saj, Muharremi kanë migruar në Amerikë nga Dibra e Madhe.
Le Clezio fiton çmimin Nobel për letërsi
Novelisti francez Jean-Marie Gustave Le Clezio ėshtė fitues i ēmimit tė sivjetshėm Nobel, pėr Letėrsi. more
Bruce Springsteen në hapje të Glastonburyt
Edhe zyrtarisht ėshtė konfirmuar se nė hapjen e festivalit tė sivjetmė muzikor, Glasonbury, do tė luajė rok kėngėtari i njohur amerikan, Bruce Springsteen. more
Së shpejti klipi i "Njeri nga ata"
Fituesja e sivjetme e Festivalit "Kėnga Magjike", Jonida Maliqi, sė shpejti do tė realizojė njė videoklip, edhe atė pikėrisht pėr kėngėn fituese "Njeri nga ata". more



