cult tjera
Ibraimi debuton në Bundesligë
Sulmuesi shqiptar Besart Ibraimi ka debutuar tė shtunėn nė kampionatin gjerman, Bundesliga 1.
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} h1 {mso-margin-top-alt:auto; margin-right:0in; mso-margin-bottom-alt:auto; margin-left:0in; mso-pagination:widow-orphan; mso-outline-level:1; font-size:24.0pt; font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Ai luajti nga minuta e 77-të për Schalken që barazoi pa gola si mysafir me Freiburgun. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 21-të. Ibraimi zëvendësoi mesfushorin gjerman Christoph Moritz. Reprezentuesi i Maqedonisë është shprehur i kënaqur me paraqitjen e parë.
"Nuk kam pritur se do të debutoj sot, pasi ishte hera e parë që u grumbullova me skuadrën. Hera e parë gjithnjë është e vështirë, por unë jam i kënaqur me atë që tregova. Atë që kërkoi trajneri nga unë edhe e bëra. Pas ndeshjes trajneri Felix Magath më uroi për debutim dhe tha se është i kënaqur", ka thënë Ibrahimi të shtunën për gazetën nëpërmjet telefonit. "Në ndeshjet e ardhshme pres të luaj më shumë. Natyrisht duhet të përgatitem ende pasi në Bundesliga 1 luhet futboll i nivelit shumë më të lartë se në kampionatin e Maqedonisë".
Futbollisti nga Kërçova në Schalke u transferua muajin e kaluar nga Renova e Xhepçishtës. Me Schalken ka firmosur për tri vite e gjysmë. Ai ishte ndër futbollistët më të mirë në kampionatin e Maqedonisë. 23-vjeçari Ibraimi ka pesë paraqitje në Përfaqësuesen A të Maqedonisë. Para Renovës ka luajtur edhe për Vllazërimin dhe Naprdokun.
Pas javës 21, Schalke mban pozitën e tretë me 42 pikë, tri më pak se lideri i klasifikimit, Bayer Leverkusen. Skuadra e Ibrahimit është në garë për titull të kampionit.
Në Bundesliga 1 këtë edicion kanë luajtur edhe Albert Bunjaku, Mërgim Mavraj, Valdet Rama, Jahmir Hyka e Shqiptan Bektashi.
PINK në Shqipëri - vetëm gënjeshtër
PINK-u nė Shqipėri ishte njė mashtrim. Dhe kjo i ka kushtuar firmės qė e lanēoi ardhjen e kėngėtares me famė botėrore nė Shqipėri, njė proces gjyqėsor. more
Banorët e vjetër sulmojnë të rinjtë
Historia Bjordi-Adela vazhdon more
Këpuca ndaj Bushit, parodi në internet
Kėpucėt e hedhura tė dielen nė Bagdad kundėr presidentit amerikan, Xhorxh Bush gjatė njė konference pėr shtyp do tė futen padyshim nė historinė e web-it. more



