muzike

Shiten të gjitha tiketat për festivalin Glastonbury

Tiketat e parapara pėr festivalin Glastonbury qė mbahet nė Angli, janė shitur tė gjithė nė kohė rekorde, pothuajse pesė muaj mė herėt para se tė nis ky festival.

Përgjegjësit e festivalit kishin bërë të mundur që biletat të blihen që nga muaji Tetor i vitit të kaluar, derisa ato janë shitur të gjitha deri në fillim te muajit Shkurt.

Kjo shitje masive e biletave është dallohet shumë nga viti i kaluar, kur 3,000 bileta kishin mbetur të pa shitura edhe në kohën kur festivali vetëm kishte nisur.

“Është një formë e mirë për të parë një periudhe kohore gjatë këtij viti me performuesit e parë që do të bëhen publik gjatë muajit Qershor” tha Emily Eavis, I cili drejton festivalin Glastonbury me babën e tij Michael.

Edhe pse zyrtarisht nuk dihet se cilët artistë do të hapin festivalin e sivjetshëm, flitet se festivali i cili mbahet 26-28 Korrik në fermën Worthy në Somerset të Britanisë së Madhe, mund të hapet nga këngëtari Bruce Springsteen dhe së fundi bendi britanik i bashkuar Blur.

Komente(0) |

Komenteo
  • Në tërë botën përkujtohet 90 vjetori i fundit të Luftë së Parë Botërore

    Sot nė tėrė botėn mbahen ceremoni nė shėnimin e 90 vjetorit tė pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore. more

  • Rexhepi akuzon UNMIK-un për pasivitet ndaj strukturave paralele

    Kryetari i Mitrovicės, Bajram Rexhepi ka akuzuar UNMIK-un se pavarėsisht se gėzon autoritetin edhe nė veri tė Kosovės, nuk ka bėrė asgjė pėr tė shpėrbėrė strukturat paralele serbe aktive nė kėtė zone. more

  • Thaçi dhe Haradinaj hanë darkë së bashku

    Kryeministri i vendit dhe lideri mė i zėshėm opozitar, gjatė ditės sė djeshme kanė ngrėnė darkė sė bashku, pamje kjo e munguar qe njė kohė tė gjatė nė skenėn politike tė vendit tonė. more