politike

Pierre-Auguste Renoir

Natyrė e gjallė me “mollė” Kishte dobėsi modelet (dhe gjokset e tyre): pasi i pikturonte, nuk i rezistonte dot joshjes pėr t’i pėrkėdhelur.


 Aq sa, duke mos mundur dot të shpikte “vajzën e kopertinave”, (“Playboy” në atë kohë nuk ekzistonte), krijoi “vajzën e kutizave”
Historia e artit ka sëmundjet e veta. Një më të përhapurat është artriti renoiroid (renuaroid). Simptomat më të dukshme janë neveria ndaj stilit dhe skuqja e faqeve. Kush nuk e kuron në kohë, riskon të kthehet në një piktor shkarravinë.
Kjo sëmundje është zbuluar diku aty nga viti 1880, nga doktor Pierre-Auguste Renoir, që shumë më përpara se “Playboy” të shpikte vajzën e kopertinave, kishte shpikur vajzën e kutive, që ishin të përsosura për të zbukuruar konfeksionet e çokollatave apo parfumet e zonjave. Nga ana tjetër, Renoir-i kishte lindur në Limoges, qytezë kjo e famshme për porcelanet e saj, të cilat ai, përpara se të bëhej piktor, kishte mësuar t’i zbukuronte. Kalimi pastaj, nga kupat te vajzat nuk duhet të ketë qenë dhe aq i vështirë.
 Nëse nuk do të ishte bërë një artist i famshëm, mjeshtri ynë me siguri do të kishte përfunduar duke vizatuar fruta në kutitë e biskotave me bajame. Fytyrat e modeleve të tij duket se kanë pikërisht përbërjen e këtyre ëmbëlsirave: duke i parë, të vjen dëshira t’u ngulësh dhëmbët.
Nëse Renoir-i do të kishte parë reklamën e fotografit italian Oliviero Toscani me atë vajzën anoreksike, me siguri që do të ishte tmerruar. Cezanne-it i pëlqente të pikturonte natyra të qeta me mollë, Renoir-i preferonte të tjera “mollë”: ato me natyrë të gjallë, me sa më shumë mish dhe pa kocka. E konsideronte penelin si një zgjatim të atributeve të tij mashkullore dhe vizatimin e një nudoje nuk e quante të përfunduar, derisa nuk i hipte dëshira që ta provonte…
Mendonte se kritikët e artit ishin krejt të panevojshëm, i bindur se nuk mund të flitet për pikturën: atë vetëm mund të shohësh. Atyre që e akuzonin se bënte vepra shumë “të këndshme”, ai u përgjigjej që në jetë ka mjaft gjëra të pakëndshme, prandaj nuk ka asnjë arsye që edhe arti të jetë i tillë. Urrente intelektualët dhe Leonardo Da Vinçi i dukej tepër i mërzitshëm: “Në vend që të vizatonte, ai duhej t’u përkushtohej aeroplanëve të tij”, thoshte. Ishte mik mjaft i afërt me piktorin Claude Monet, me të cilin dilte buzë Senës për të pikturuar, por pastaj përfundonin nëpër festa dhe bëheshin tapë. Dhe, si gjithë piktorët e asaj periudhe, Renoir-i la mendjen pas impresionizmit.
Edhe pse nuk ishte aspak vegjetarian, madje duke rënë shpesh pre e mëkateve të mishit, pikturat e tij më të mira janë ato ku të gjithë njerëzit janë të veshur, për shembull “Skena” në vitin 1870, apo kryevepra e tij “Ballo në Moulin de la Gallette” e vitit 1876. Zakonisht, kjo pikturë në kalendarët e impresionizmit vendoset në muajt pranverorë. Ndoshta sepse Moulin de la Gallette ishte për Parisin e asaj kohe një nga ato vendet ku gjatë stinës së bukur njerëzit kalojnë kohën duke u zbavitur.
Në vitin 1875, bashkë me disa kolegë të tij, vendosi të organizonte një ankand me veprat e tij. Shiti 20 të tilla për 2251 franga, që nuk e dime sesa euro mund të jenë sot.

 

 

Komente(0) |

Komenteo
  • asdasdasd

    asdasdasd more

  • Asnjë koment nga Berlini zyrtar rreth tre gjermanëve të arrestuar

    Berlini zyrtar vazhdon tė mos bėjė asnjė koment lidhur me arrestimin e tre shtetasve gjermane nė Kosovė, tė konsideruar si pergjegjes pėr shperthimin e disa ditėve mė parė nė oborrin e zyrės sė ICO-sė. more

  • Irani teston raketat me rreze të gjatë veprimi

    Pas provave me raketa tė shkurtra veprimi, Irani suksesshėm ka arritur tė lansoj edhe raketa me rreze tė gjatė veprimi. more