politike
Thaçi kërkon ndihmën e GDNsë për Veriun
Kryeministri Hashim Thaēi nė Vjenė, ka thėnė se Qeveria e Kosovės ėshtė e vendosur qė nė veri tė vendit tė vendoset rendi dhe ligji.
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Kryeministri në takimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, të hënën ka vënë në pah planin (strategjinë) për veriun dhe liberalizimin e vizave.
Ne jemi treguar të përmbajtur dhe do të vazhdojmë të kujdesshëm në veprimet tona, por përfundimisht jemi të vendosur për rendin dhe ligjin në veri të Kosovës, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Plani gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, ka thënë kryeministri Thaçi.
Sipas tij plani nënkupton vazhdimësinë e reformimit të pushtetit lokal dhe mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe demokratike. “Ky plan është në interes të qytetarëve në veri sepse me te, krijohet Komuna e Mitrovicës veriore, e cila do të jetë në shërbim të të gjithëve”, ka theksuar kreu i Qeverise kosovare.
Sipas tij, banorët ne veri do të votojnë për udhëheqësit e tyre legjitim dhe ai udhëheqës nuk do t’i shikoj interesat e ngushta personale, sepse do të jetë i kushtëzuar me ligj dhe nga qytetarët, për të punuar për ta.
“Qeveria që udhëheq unë është e gatshme dhe e vendosur të luajë rolin e saj duke vënë në dispozicion të zbatimit të këtij plani të gjitha resurset e veta njerëzore dhe materiale. Për këtë qëllim jemi të gatshëm të formojmë grupe punuese speciale ku do të jenë të përfshira edhe partitë opozitare, sepse kjo është çështje e karakterit nacional. Kërkoj mbështetjen tuaj të plotë në zbatimin e këtij plani”, ka thënë kryeministri Thaçi, në takimin e Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën.
Sipas tij modeli i komunave të reja dhe i Shtërpcës, do të mund të funksionojë në veri edhe për Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin.
Çështja tjetër e rëndësishme të cilën e ka potencuar, Thaçi, ka qenë edhe liberalizimi i vizave për kosovarët.
Ai me këtë rast ka kërkuar liberalizim sa më të shpejtë të vizave për kosovarët në mënyrë që qytetarët kosovarë të udhëtojnë sit ë gjithë popujt tjerë të Ballkanit dhe të mos jenë të izoluar që pastaj të kërkojnë rrugë ilegale të udhëtimit të cilat mund të përfundojnë në tragjedi.
Kryeministri, ka përmendur rastin Tisa, si pasojë e mos liberalizimit të vizave.
Në takimin e Grupit drejtues ndërkombëtar për Kosovën, është diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë. /kosovapress/
Fillon takimi i GND'së
Në Vjenë të Austrisë ka filluar sot takimi i përfaqësuesve të shteteve anëtare të Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën, ku temë diskutimi do të jenë zhvillimet aktuale në Kosovë. Në këtë takim po marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, njëherit përfaqësues special i BE, Piter Feith.
Takimi do të zhvillohet në dy sesione. Në njërin prej sesioneve do të diskutojnë përfaqësuesit e shteteve anëtare që e përbëjnë Grupin ndërkombëtar Drejtues për Kosovën. Ndërsa, në sesionin tjetër shefi i ekzekutivit të Kosovës, Hashim Thaçi do të prezantojë zhvillimet aktuale në vend. Kështu tha, për Radio Kosovën (RTK) zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi.
“Ky është një takim i radhës i grupit mbikëqyrës ndërkombëtar ku do të prezantohet puna e bërë nga ana e institucioneve të vendit si dhe e prezencës ndërkombëtare në veçanti e zyrës ndërkombëtare civile, ICO. Do të jetë një sesion ku fjalën kryesore do ta ketë kryeministri i Republikës së Kosovës, zoti Hashim Thaçi, i cili do të prezantojë zhvillimet, progresin dhe të arriturat e qeverisë së Kosovës si dhe institucioneve të vendit ndërmjet këtyre dy takimeve dhe që do të prezantojë edhe perspektivën dhe vizionin për punët që na presin në të ardhmen dhe sfidat që kemi përpara”, tha Krasniqi.
Theks të veçantë në raportimin e tij, kryeministri Thaçi do të ketë edhe zbatimin e Kushtetutës dhe zbatimin e plotë të ligjeve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ky takim shtoi zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi, do të paraqesë bashkëpunimin që institucionet e vendit kanë pasur me grupin mbikëqyrës ndërkombëtar dhe vlerëson rëndësinë e tij për të ardhmen e vendit.
“Gjithçka do të jetë në vazhdën e një koordinimi dhe bashkëpunimi të ngushtë që kanë pasur institucionet e Kosovës me grupin mbikëqyrës ndërkombëtar. Ne besojmë që edhe konkluzionet do të jenë të rëndësishme për punët dhe për sfidat që na presin në të ardhmen e afërt dhe afat mesme, tha Krasniqi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës do të ketë edhe një takim me ministrin e punëve të jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger.
Në takimin e me përfaqësuesit e Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën do të rishikohet edhe mandati i Zyrës Civile Ndërkombëtare. Zëdhënësi i kësaj zyre Edi Megafi, ka bërë të ditur se ndryshimet e mundshme në mandatin e Feith do të lidhen me progresin që kanë arritur institucionet kosovare në fusha të ndryshme.
Grupi Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën është formuar pas shpalljes së pavarësisë dhe përbëhet nga vendet që e kanë njohur Kosovën.
Ambasadori grek në Serbi hedh poshtë pohimet për njohje të pavarësisë së Kosovës
Ambasadori grek nė Serbi, Christos Panagopoulos ka deklaruar se prononcimi i Ministres sė Jashtme greke, Dora Bakoyannis rreth Kosovės, ėshtė keqinterpretuar nga mediet lokale. more
Zgjedhjet kusht për integrim evropian të Maqedonisë
OSBE i ka bėre tė qartė Shkupit zyrtar se zgjedhjet e ardhshme lokale dhe presidenciale janė njė kusht pėr integrimin e Maqedonisė nė strukturat evropiane. more
200m euro kundër krizës
Pas paralajmėrimeve se kriza globale financiare mund tė prekė edhe ekonominė e Kosovės, ka reaguar Qeveria duke ndarė disa milionė euro. more

Komente(0) |
Komenteo