politike
Ja fuqitë e reja të botës
Newsweek, theksoi se nė vend tė SHBA, shtetet si Turqia, Rusia, Kina e Brazili po shfaqen si fuqi tė vėrteta.
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} h1 {mso-margin-top-alt:auto; margin-right:0in; mso-margin-bottom-alt:auto; margin-left:0in; mso-pagination:widow-orphan; mso-outline-level:1; font-size:24.0pt; font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Revista Newsweek pohoi se në një botë të krijuar në bazë të vlerave perëndimore pas viteve 80-të, standardet ndërkombëtare po fillojnë të rikrijohen me ngritjen dhe zhvillimin e fuqive të reja të vërteta si Turqia, Rusia, Kina, Brazili dhe India. Shtetet si Turqia, Rusia e Kina përmbajnë vlera unike, të veçanta dhe marrëdhëniet ndërkombëtare po identifikohen me anë të këtyre vlerave.
Duke na kujtuar se në vitet 80-të në botën e formuar në bazë të principeve dhe vlerave perëndimore shtete si Koreja e Veriut, Irani dhe Venezuela quheshin ‘shtete huligane’ dhe duke thënë se përpjekjet e SHBA për t’i sjellë këta shtete në të njëjtin nivel me të tjerat ishin të pasuksesshme, Newsweek shkruan: “Gjëja të cilën Washingtoni akoma nuk e ka kuptuar është kjo, bota e cila përdor terma të tillë si ‘shtete rrugeçër’ ka mbetur prapa. Termi ‘shtete huliganë’ është prodhuar pas vlerave dhe përfitimeve të perëndimit dhe pretendonte ekzistimin e një bashkësie ndërkombëtare që mbante një qëndrim para problemeve të caktuara. Por që në fund të viteve 90-të ky ekuilibër u prish me zhvillimin e fuqive të vërteta si Turqia, Rusia, Kina dhe Brazili të cila mbartnin vlera dhe principe unike. Sot bashkësia ndërkombëtare e cila mbart vlera perëndimore është veçse një ëndërr. Shumë shtete termin ‘shtet huligan ‘ po e përdorin edhe për SHBA.
Duke mbrojtur tezën se këta fuqi të reja të dala kundër ekuilibrit të vjetër ndërkombëtar nuk do të mund të drejtojnë me anë të sëpatës Newsweek, theksoi se kjo botë ka nevojë për ndihmën e Amerikës . Por kur të marrë ndihmën e Amerikës nuk do ta pranojë atë në krye por mbi bazën e ortakërisë.
Në rregullin e ri shtetet të cilat më parë njiheshin si shtete huligane nga Amerika janë të prirura të protestojnë kundër politikës së dhunës. Revista më poshtë shkruan: ‘Më i tmerrshëm është fakti se këta shtete të dobëta huligane po fitojnë mbështetjen e fuqive të reja dita ditës. Turqia, Brazili, Rusia dhe Kina nuk e fshehin më qëndrimin e tyre kundër politikës së ndjekur nga Amerika ndaj shteteve huligane.
Fuqitë e reja sa vjen e po forcojnë statutet e reja të tyre. Gjatë një vizite në Iran, Presidenti i Brazilit Lula theksoi se “ne nuk mund të kërkojmë që të gjithë të mendojnë si ne” dhe mbështeti Ahmedinexhadin. Kryeministri turk Tajip Erdoğan, mendon se programi nuklear i Iranit është paqësor. Natyrisht që për këtë arsye nuk ishin surprizë dhe kritikat e shtypit perëndimor ndaj Lulas dhe Erdoganit. Por si demokratë të deklaruar, Erdoğan dhe Lula nuk mbështesin shtypjen me dhunë të protestuesve dhe programet e fshehta nukleare. Ato kërkojnë të drejtën e fjalës përsa i përket vendosjes se kush janë shtetet huligane dhe sesi duhet vepruar ndaj tyre.
Vritet para shtëpisë
Njė person ėshtė vrarė nė Prizren, ndėrsa policia arrestoi dy autorėt e dyshuar tė krimit, tė cilėt sipas hetimeve tė para, privuan nga jeta viktimėn para dyerve tė shtėpisė sė tij, konfirmoi policia nė Prizren. Policia ndėrkaq nuk bėri tė ditur identitet more
Bakojanis në Prishtinë, nuk ndryshon qëndrimi i Greqisë ndaj Kosovës
Nė njė vizitė qė i ka bėrė Kosovės, Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, u ka bėrė me dije liderėve kosovarė, se vendi i saj, Greqia, nuk ka ndryshuar qėndrimin e saj ndaj Kosovės, duke mos e njohur shpalljen. more
Lewis Hamilton është kampion botëror në Formula 1
Kėshtu Hamilton bėhet vozitėsi mė i ri qė fiton titullin botėror nė historinė e Formula 1, pas pozicionimit nė vendin e pestė qė e siguroi nė rrethin e fundit tė garės nė Brazil. more

Komente(0) |
Komenteo